Ambasadorja e BE-së paralajmëron Shqipërinë para konferencës në Luksemburg: Kemi ende “detyra shtëpie” për të përmbushur!

Ambasadorja e BE-së paralajmëron Shqipërinë para konferencës në Luksemburg: Kemi ende “detyra shtëpie” për të përmbushur!

Në prag të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, që do të mbahet këtë të martë pasdite në Luksemburg, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, shprehet se autoritetet shqiptare kanë ende “detyra shtëpie” për të përmbushur përpara se vendi të arrijë anëtarësimin e plotë në familjen evropiane. “Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare. Unë, së bashku me ekipin tim, jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces. Mbeten ende disa kapituj për të mbyllur. Kemi përpara një afat kohor ambicioz, të propozuar nga pala shqiptare. Përmbushja e këtij afati kërkon punë intensive në disa fusha.” De Sousa përmend si detyrime kryesore vijimin e punës për shtetin ligjor dhe çështjet e mjedisit. “Përpjekjet duhet të vazhdojnë sa i përket shtetit të së drejtës dhe çështjeve mjedisore;...