Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit
Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.