Ambasada e SHBA pritje zyrtare për Eric Wendt! Kush ishin të ftuarit dhe kush mungoi në ceremoni (FOTO)

Ambasada e SHBA pritje zyrtare për Eric Wendt! Kush ishin të ftuarit dhe kush mungoi në ceremoni (FOTO)

pamje nga ceremonia TIRANË- Këtë të premte zhvillohet ceremonia pritëse për ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Ambasada amerikane në Tiranë po organizon në ambientet e një hoteli në zonën e ish-Bllokut pritjen zyrtare për prezantimin e ambasadorit, pas dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj. Në ceremoni marrin pjesë rreth 130 të ftuar, mes tyre politikanë nga të dyja krahët e politikës, zyrtarë të shtetit shqiptar, ministra, drejtues të institucioneve të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga fusha të ndryshme. Ajo që bie në sy është mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pak ditë më parë deklaroi se nuk kishte marrë ftesë për këtë pritje. “I uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë”, tha Berisha....