Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ambasada amerikane apel qytetarëve: Përdorimi i vizës turistike për të lindur në SHBA mund të çojë në refuzimin e saj
Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë apel qytetarëve që të mos shkojnë në Amerikë me vizë turistike për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë. Kjo mund të çojë deri në refuzimin e vizës, theksohet në njoftim. “Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, sipas ambasadës. Top Channel