Alexander von Schlippenbach dhe 60 vjet histori të xhazit të lirë me Globe Unity Orchestra
Pianisti dhe kompozitori gjerman Alexander von Schlippenbach rikthehet në historinë e xhazit evropian përmes një interviste ku rrëfen zhvillimin e muzikës së lirë, eksperimentet artistike dhe rrugëtimin gjashtëdekadësh të ansamblit Globe Unity Orchestra, i themeluar në vitin 1966. Në prag të paraqitjes në Festivalin e Xhazit në Berlin, më 1 nëntor 2026, në Haus der Berliner Festspiele, muzikanti 88-vjeçar ndan kujtimet për krijimin e një prej formacioneve të rëndësishme të free jazz-it evropian dhe mënyrën se si kjo muzikë ka ruajtur identitetin e saj ndër vite. I lindur në Berlin në vitin 1938, von Schlippenbach studioi muzikë në Këln gjatë viteve 1950, ku fillimisht interpretoi piano në formacione bebop. Përmes ndërthurjes së muzikës dodekafonike me improvizimin e lirë, ai u bë një prej figurave themeluese...
Burimi:
kultplus.com