No Image Available

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë / Makina përplaset me barrierat, dy të arrestuar

Një incident sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë ka vënë në alarm autoritetet amerikane, pasi një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të godinës në Uashington. Ngjarja ndodhi pak minuta para orës 16:00, me orën lokale në Shqipëri. Sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit, i cili dyshohej se ishte i armatosur, u arrestua menjëherë nga forcat e sigurisë. Pak më vonë, në lidhje me incidentin u arrestua edhe një person i dytë. Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e tyre apo motivet e ngjarjes. Pas marrjes së informacionit për dyshimet se personi mund të ishte i armatosur, autoritetet ndërhynë duke vendosur një kordon sigurie në zonën pranë kompleksit presidencial. Si masë paraprake, Shtëpia e Bardhë u mbyll përkohësisht, ndërsa gazetarëve që ndodheshin jashtë godinës...