Nuk u mbijetoi plagëve, ndërron jetë 64-vjeçari pas aksidentit
Një aksident rrugor i ndodhur një ditë më parë në aksin Gjirokastër–Kakavijë ka përfunduar me humbjen e jetës së një 64-vjeçari. Drejtuesi i motomjetit, i cili mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndihmës mjekësore. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Haskovë, në Dropull. Sipas policisë, automjeti drejtohej nga një 35-vjeçar, me inicialet E. R., banues në Nepravishtë të Libohovës, ndërsa motomjeti drejtohej nga 64-vjeçari T. A., banues në Dervician. Pas përplasjes, drejtuesi i motomjetit u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
ntv.al