Zgjedhjet, protestat dhe media, shqetësimet e PD-së në Bruksel
Pas diskutimit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka renditur disa prej shqetësimeve që, sipas saj, u ngritën gjatë mbledhjes. Në fokus ishin procesi zgjedhor, zbatimi i barabartë i ligjit, trajtimi i protestuesve, liria e medias dhe ecuria e integrimit europian. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm (AFET), Tabaku bëri të ditur se gjatë diskutimit ishte ngritur edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike. Sipas saj, kjo u paraqit si një mundësi për të kapërcyer ngërçin politik dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Duke folur për situatën zgjedhore, deputetja pretendoi se krimi i organizuar ka ndikuar në pengimin e rotacionit politik...
Burimi:
ntv.al