Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Drejtuesi i motorit, i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Përplasja e automjetit dhe motoçikletës ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë, Dropull. Automjeti i drejtuar nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, u përplas me një motomjet që drejtohej nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.