Buxheti 2027, Balla: Mbështetet te taksimi i ndershëm, kush fiton më shumë, paguan më shumë

Buxheti 2027, Balla: Mbështetet te taksimi i ndershëm, kush fiton më shumë, paguan më shumë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, prezantoi në Vorë disa nga parimet kryesore mbi të cilat mbështetet Projektbuxheti 2027 për Bashkinë e Vorës, duke vënë theksin te drejtësia fiskale dhe ndarja e barrës tatimore sipas të ardhurave. Gjatë takimit, Balla e cilësoi buxhetin e vitit 2027 si më të madhin në historinë e Shqipërisë, ndërsa u ndal veçanërisht te parimi se kontributi financiar duhet të jetë proporcional me të ardhurat e çdo qytetari. “Ne jemi socialistë. Si të tillë, kemi një parim: kush fiton më shumë, paguan më shumë. Kush paguhet më pak, paguan më pak ose aspak”, deklaroi Balla. Duke komentuar qëndrimet kundërshtuese ndaj projektbuxhetit, ai akuzoi kundërshtarët politikë se synojnë të përmbysin këtë filozofi, duke favorizuar sipas tij...