Dosja ‘5D’/ GJKKO i ndryshon ‘kursin’ SPAK-ut, rëndon akuzat për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
TIRANË- Një zhvillim i ri është shënuar në procesin gjyqësor për dosjen '5D' ku të pandehur janë ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Redi Molla dhe Mariglen Qato. Sipas raportimit të Alfapress.al, gjatë seancës së 9 nëntorit, Gjykata e Posaçme ka orientuar SPAK- un drejt një cilësimi më të rëndë të akuzave për disa prej të pandehurve duke kërkuar që çështja të mos shqyrtohet më vetëm në kuadër të korrupsionit pasiv. Konkretisht, për Redi Mollën Mariglen Qaton Nestor Muharremllarin dhe shoqërinë '5D' sh.p.k., gjykata ka kërkuar që akuza të riformulohet si 'Mashtrim me pasoja të rënda' në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, në shtatë raste. Për këtë qëllim trupa gjykuese e përbërë nga Flora Hajredinaj,Erion Bani dhe Flojera Davidhi...
Burimi:
zeri.ai