Aksidentoi për vdekje 2 të miturit në Durrës, amnistia i shuan dy akuza Nikoll Radaçit!
Nikoll Radaçi DURRËS- Këtë të martë është mbajtur seanca ndaj 57-vjeçarit Nikoll Radaçi, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur. Në seancën që u zhvillua me dyer të mbullura dhe që zgjati pak minuta, mësohet se avokati i të pandehurit kërkoi gjykim të shkurtuar. Për këtë kërkesë, vendimi pritet të merret në seancën e ardhshme. Megjithatë, ajo që bie në sy dhe që ka shkaktuar reagim është fakti se Radaçi nuk do të gjykohet për të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve, ndaj Radaçit rëndonin tri akuza, por situata ka ndryshuar me amnistinë e miratuar në pranverën e këtij viti. Si pasojë e përfitimit nga amnistia penale, janë shuar dy akuza: drejtimi...
Burimi:
zeri.ai