Zgjedhjet lokale, Lapaj: Mbështesim Binajn për Tiranën, nuk pranojmë të votojmë një kandidat të PD-së
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, konfirmon se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2027, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të Partisë Demokratike, e cila tashmë kërkon që opozita të mbështesë një kandidat politik. I ftuar në Report TV, Lapaj deklaroi se marrëveshja e arritur vitin e kaluar për mbështetjen e kandidatit të pavarur Florian Binaj mbetet në fuqi për lëvizjen që ai drejton. “Kur u vendos për garën për Tiranën, ramë dakord që të mbështesim kandidatin Florian Binaj. Ne i qëndrojmë akoma. Këta tani ndryshuan mendje. Tani më kërkoni mua llogari që lëvizën këta të tjerët”, u shpreh Lapaj. Ai përjashtoi mundësinë që “Shqipëria Bëhet” të mbështesë një kandidat të propozuar nga PD-ja,...
Burimi:
kohajone.com