GJEDNJ konstaton shkelje, Beleri: Paraburgimi më mohoi të drejtën për të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës
Eurodeputeti Fredi Beleri deklaron se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar ankesën e tij lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe ka konstatuar shkelje nga autoritetet shqiptare. Në një deklaratë të publikuar më 10 nëntor, Beleri thotë se GJEDNJ-ja ka vlerësuar se gjykatat shqiptare nuk kishin shqyrtuar siç duhet nëse paraburgimi i tij kishte zgjatur përtej një afati të arsyeshëm. Sipas tij, Gjykata i ka akorduar edhe dëmshpërblim për dëmin moral dhe shpenzimet gjyqësore. Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore ku u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës, pretendon se paraburgimi e pengoi të bënte betimin dhe të merrte detyrën. Ai e cilëson vendimin si dëshmi të shkeljes së të drejtave të tij dhe të qytetarëve që...
Burimi:
kohajone.com