Vrau kolegun në vendin e punës pas një konflikti banal, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Filip Shehun

Vrau kolegun në vendin e punës pas një konflikti banal, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Filip Shehun

filip shehu dhe indrit ismaillari TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Filip Shehun i akuzuar për vrasjen me thikë të kolegut të tij Indrit Islamllari në një piceri në Tiranë më 28 tetor 2025. Sipas dosjes hetimore mes dy punonjësve kishte pasur prej kohësh konflikte dhe përplasje verbale pasi viktima dyshohet se e fyente dhe e ofendonte vazhdimisht Shehun. Ditën e ngjarjes debati nisi për një porosi në kuzhinë, pasi Islamllari kundërshtoi që një punonjëseje t'i jepej proshutë krudo. Situata u përshkallëzua pas një tjetër shkëmbimi fyerjesh, ku Shehu mori një thikë nga banaku i picerisë dhe e goditi kolegun tri herë në gjoks dhe bark, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit Shehu nuk u largua nga lokali, por...