Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Të njohë Kosovën dhe të dorëzojë Radoiçiçin

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Të njohë Kosovën dhe të dorëzojë Radoiçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur kërkesat e Prishtinës zyrtare ndaj Beogradit për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe marrjen e përgjegjësisë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë një diskutimi me studentët e Paris School of International Affairs, Kurti kërkoi që Serbia të dorëzojë Milan Radoiçiçin, të cilin e konsideroi si organizatorin kryesor të sulmit në veri të Kosovës. Duke folur për dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, kreu i qeverisë kosovare theksoi se Beogradi duhet të përballet me realitetin politik dhe të pranojë Kosovën si shtet të pavarur. “Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të marrë përgjegjësi për atë që ndodhi në Banjskë”, ishte mesazhi që Kurti përcolli gjatë...