Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, nisi sot në Romë një vizitë pune dyditore. Ai u takua me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Senatit, Maurizio Gasparri, me Presidentin e Shtuar të Gjykatës së Kasacionit, Stefano Mogini, dhe me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, Ciro Maschio. Në qendër të takimeve ishin mbështetja italiane për integrimin europian të Shqipërisë, përvoja italiane në rikthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komuniteteve, bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës së Lartë dhe Kasacionit italian, si dhe ndikimi i reformave italiane në kohëzgjatjen e proceseve dhe në aksesin e qytetarëve në drejtësi. “Shqipëria ka ndërtuar institucione të reja drejtësie. Tani provohet aftësia e tyre për të bashkëpunuar dhe për të dhënë rezultate sipas...
Burimi:
javanews.al