Nga projekti Kushner te protestat, si e shpjegon Rama zemërimin qytetar
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, duke e lidhur zemërimin fillestar të qytetarëve me projektin e investimit që lidhet me Jared Kushner. I pyetur për ngjashmëritë mes protestave në Shqipëri, Itali dhe Francë, Rama tha se situata shqiptare ka veçoritë e saj. Ai bëri dallimin mes manifestimeve të fillimqershorit, ku sipas tij morën pjesë qytetarë nga fusha të ndryshme të jetës për të shprehur shqetësimet e tyre, dhe protestave që pasuan. Sipas kryeministrit, projekti i lidhur me Jared Kushner u bë shkak për zemërimin e një pjese të qytetarëve, ndërsa më vonë numri i protestuesve u zvogëlua dhe një pjesë e tubimeve u përshkallëzua në dhunë. Rama i cilësoi të papranueshme aktet e...
Burimi:
ntv.al