Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris
10 November, 2026 - 23:40 Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, sipas të cilit, përmes kësaj deklarate synohet mbrojtja e mirëqenies dhe e ardhmes së gjeneratave të reja. Kurti theksoi rëndësinë e arsimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe psikosocial. Ai vuri në pah se këto çështje marrin rëndësi të veçantë në një kohë kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po paraqesin sfida të reja për fëmijët. Pjesëmarrja në këtë deklaratë politike synon të shprehë angazhimin e Kosovës për mbrojtjen e të drejtave, mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com