Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, vjen reagimi i parë nga radhët e PS, Braçe: Të bëhet kallëzim penal, të nisë hetimi

Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, vjen reagimi i parë nga radhët e PS, Braçe: Të bëhet kallëzim penal, të nisë hetimi

Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj TIRANË-Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me pretendimet për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në “Çim Peka LIVE” kërkoi të verifikohet trafiku i armëve, duke sjellë një rast në Itali, ku u kap një furgoni me raketa. Ahmetaj tha se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, duke pretenduar se armët vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera. Lidhur me akuzat e ngritura nga ish-zv.kryeministri, deputeti Erion Braçe i ftuar në News.24 deklaroi se nuk është në dijeni të deklaratave konkrete, por nënvizon se çdo qytetar ka të...