‘Akullthyesit’ rikthehen në skenë, publiku mirëpret grupin që bëri jehonë në vitet ’90

‘Akullthyesit’ rikthehen në skenë, publiku mirëpret grupin që bëri jehonë në vitet ’90

Grupi legjendar elbasanas “Akullthyesit” është rikthyer në skenën e Teatrit “Skampa”, me një koncert të veçantë që solli emocione, nostalgji dhe kujtime për disa breza. Teatri “Skampa” u gjallërua nga energjia dhe interpretimi i një prej zërave më të njohur të grupit, Ymer Ashikut. Ashtu si në vitet e para të karrierës së tij, ai pushtoi skenën me interpretimin e tij, ndërsa publiku e mirëpriti me duartrokitje të gjata. Spektatorët kënduan së bashku me “Akullthyesit” duke përjetuar këngët që kanë shënuar historinë e grupit. Rikthimi i “Akullthyesve” në Elbasan ishte si një takim me kujtesën muzikore të qytetit. “Ne kemi qenë një grup që i kemi dhënë shumë qytetit dhe kjo është arsyeja pse njerëzit rikthehen te muzika jonë. Sollëm muzikë të mirë, këngë me...