Zgjerohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, priten kandidatura të reja
Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm pritet të ketë kandidatura të reja përpara përfundimit të afatit zyrtar për aplikime. Sipas burimeve, deri më 1 gusht, afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, pritet të aplikojnë edhe prokuroret Fatjona Memçaj dhe Arta Marku, si edhe Ylli Pjetërnikaj. Deri tani, kandidaturat e konfirmuara zyrtarisht janë ato të Adnan Xholit dhe Rovena Zotos. Procesi i aplikimit mbetet i hapur deri në përfundim të afatit të përcaktuar.
Burimi:
ntv.al