Vrau shokun në Korçë/ Del fotoja e autorit në arrati, RENEA zbarkon në terren

Vrau shokun në Korçë/ Del fotoja e autorit në arrati, RENEA zbarkon në terren

Zbulohet fotoja e Kristjan Sterjos, autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sterjo vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Mësohet se pak minuta më parë, forca të shumta policie, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar në kuadër të operacionit për kapjen e tij. Megjithatë, kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes. Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e autorit të dyshuar. Sipas të dhënave të hetimit, Sterjo dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë....