Vrasja e Ilir Gjinit në Laç, policia gjen një pistoletë tjetër në vendin e ngjarjes

Vrasja e Ilir Gjinit në Laç, policia gjen një pistoletë tjetër në vendin e ngjarjes

Një armë e dytë zjarri është gjetur nga policia pranë vendit ku mbrëmjen e 9 korrikut u vra Ilir Gjini, në lagjen “Erdogan” te qytetit të Laçit. Arma u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të grupit hetimor, i cili u orientua edhe nga deklarimet e personave të shoqëruar në polici. Arma e sekuestruar është një revolver, i cili është dërguar për ekspertizë balistike. Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse arma është përdorur gjatë ngjarjes, kujt i përket dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri. Hetuesit dyshojnë se në vendin e krimit nuk kanë qenë vetëm autori i dyshuar dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm ose të përfshirë në konflikt.Për vrasjen është shpallur në kërkim Emiljan Suti, ndërsa hetimet...