U NXEH LOJA PËR AEROPORTIN E VLORËS/ PACOLLI PARALAJMËRON QEVERINË: ARBITRAZHI TASHMË ËSHTË I PASHMANGSHËM

U NXEH LOJA PËR AEROPORTIN E VLORËS/ PACOLLI PARALAJMËRON QEVERINË: ARBITRAZHI TASHMË ËSHTË I PASHMANGSHËM

Përplasja për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po hyn në një fazë të re dhe shumë më të fortë juridike. Behgjet Pacolli ka njoftuar se kompania e tij, MABCO Constructions SA, ka marrë zyrtarisht shkresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes së cilës është iniciuar procedura për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit. Sipas Pacollit, ky veprim synon t’i heqë investitorit të drejtat që burojnë nga kontrata e partneritetit publik-privat për Aeroportin e Vlorës. Ai deklaron se MABCO kishte zgjedhur prej më shumë se një viti dialogun dhe rrugën institucionale, me qëllim shmangien e një konflikti ndërkombëtar. Por tashmë, sipas tij, arbitrazhi po bëhet i pashmangshëm. “MABCO nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç mbrojtjes së të drejtave të saj me të gjitha mjetet juridike që...