“SPAK duam drejtësi”/ Kërkohet dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës, ushtojnë thirrjet: Shqipëri e Re
Sot mbahet në Tiranë, protesta e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. Revolta e shqiptarëve ka vijuar pa ndalur për 25 ditë me radhë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqje të panegociueshme. Gjithshtu kanë bërë thirrje që SPAK të bëjë drejtësi. Qytetarët kanë shprehur mesazhet e tyre edhe nëpërmjet pankartave. Pas deklaratës së kryeministrit Rama për ‘Financial Times’, protestuesit, i janë përgjigjur edhe në protestë, me të njëjtën deklaratë që kryeministri kishte bërë për protestuesit. “Atdheu nuk është në shitje”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “programi i qeverisë Rama: F*ck you” 24 qershor 2026, Tiranë Shqipëri”, ishin këto disa prej pankartave.
Burimi:
sot.com.al