Vranësira të lehta dhe kthjellime, e shtuna parashikohet me mot të qëndrueshëm

Vranësira të lehta dhe kthjellime, e shtuna parashikohet me mot të qëndrueshëm

Për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë.