“The Traveler”: Shqipëria forcon pozitat si destinacion turistik në Evropë

“The Traveler”: Shqipëria forcon pozitat si destinacion turistik në Evropë

Rritja e turizmit është reflektuar edhe në zonat bregdetare si Saranda dhe Ksamili, të cilat dikur konsideroheshin destinacione të qeta dhe shumë të lira. Sot, ato po shfaqen si destinacione të njohura mesdhetare, me ndërtime të reja, një fluks më të madh turistësh dhe çmime më të larta. Infrastruktura po zhvillohet me ritëm të shpejtë, duke përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe projektet për një Aeroport të ri në Vlorë, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin, por gjithashtu kanë rritur presionin mbi tregun e turizmit. Shqipëria mbetet ende e përballueshme Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria mbetet një destinacion i përballueshëm për turistët, veçanërisht jashtë pikut të sezonit dhe jashtë zonave më të njohura bregdetare. Në veri, në zona si Thethi dhe Valbona, çmimet mbeten më të...