“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj mjekut Edvin Prifti, duke e akuzuar se po dezinformon opinionin publik dhe po dëmton shkencën mjekësore përmes, sipas tij, pretendimeve të pabazuara. Brataj e nisi reagimin duke iu referuar një shprehjeje të historianit dhe komentatorit amerikan Victor Davis Hanson lidhur me Anthony Fauci, duke shkruar: “Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.” Më pas ai e përdori këtë formulim për të sulmuar Priftin, duke pretenduar se ai është bërë burim dezinformimi mbi pandeminë dhe vaksinat kundër COVID-19. Në reagimin e tij, Brataj ironizon deklaratat që, sipas tij, pretendojnë se “të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, duke shtuar se “i vetmi që mbijetoi...