Shpërthimi i ciklosporozës në SHBA, Alimehmeti: Transmetohet nga sallatat e lara me ujë të ndotur

Shpërthimi i ciklosporozës në SHBA, Alimehmeti: Transmetohet nga sallatat e lara me ujë të ndotur

Shpërthimi i ciklosporozës në Shtetet e Bashkuara që transmetohet përmes konsumit të ushqimeve ose ujit të kontaminuar me lëndë fekale, ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore, ndërsa hetimet për burimin e infeksionit vijojnë. Deri tani janë konfirmuar mbi 1,600 raste në 34 shtete amerikane, ndërsa qindra kanë pasur nevojë për trajtim spitalor. Mjekët shpjegojnë se infeksioni nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por lidhet kryesisht me konsumimin e sallatave, zarzavateve apo frutave të pagatuara të kontaminuara gjatë prodhimit ose përpunimit. “Bëhet fjalë për një parazit që e njohim mirë dhe që nuk transmetohet nga njeriu te njeriu. Infeksioni merret përmes ushqimeve ose ujit të kontaminuar me lëndë fekale, më shpesh nga produkte që konsumohen të pagatuara, si sallatat, zarzavatet apo disa lloje frutash të cilat...