“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon
Rikthimi në SHBA i debatit mbi mënyrën se si u menaxhua pandemia e Covid 19, pas seancës dëgjimore në Senat të Anthony Fauci, ka përplasur në rrjetet sociale edhe doktorët shqiptarë. Mjeku Erion Dasho, shkruan se gjatë pandemisë pati mjekë që kundërshtuan mënyrën si po menaxhohej pandemia, duke sugjeruar përmirësimin e protokolleve dhe rishikimin e masave, por edhe mjekë të cilët, sipas tij “ngritën flamurin e të vërtetës”, duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të cilat shkenca mjeksore ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë. “Të mos i japësh mikrofon në dorë dikujt që pretendon se toka është e rrafshët nuk është censurë, por veprim logjik. Po kështu, të mos i japësh mikrofon një mjeku që promovon trajtime të rrezikshme...
Burimi:
javanews.al