Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 prej tyre përfundojnë në spital. Rasti i dytë brenda pak muajsh
30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur simptoma helmimi mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ata janë paraqitur në grupe të ndryshme në spital, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në ambientet e akademisë, i cili sigurohet përmes shërbimit të kateringut. Ky është rasti i dytë i raportuar brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë, ku kursantë të institucionit kanë shfaqur probleme shëndetësore të ngjashme, duke ngritur pikëpyetje mbi kushtet dhe sigurinë ushqimore. Më herët 56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas helmimit nga ushqimi i konsumuar në institucion....
Burimi:
javanews.al