Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)
Protesta para Kryeministrisë, e cila prej javësh është prezantuar si një lëvizje kundër qeverisë, ka prodhuar sot një tjetër moment të pazakontë nga podiumi. Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve vendosi ta përdorte mikrofonin jo vetëm për mesazhe politike, por edhe për një përshëndetje personale. “Përfitoj nga rasti të përshëndes doktor Arian Hamitin… Ata që e njohin, s’ka gjë”, u shpreh ai nga podiumi. Momenti u prit me habi dhe humor, pasi për disa sekonda podiumi i protestës u kthye më shumë në një foltore përshëndetjesh sesa në një hapësirë artikulimi politik.
Burimi:
javanews.al