Arrestohet 58- vjeçari në Pukë, u kap në flagrancë duke kultivuar 105 bimë narkotike kanabis sativa
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua shtetasi:-T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë.Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com