E paprecedentë, kushërinjtë e Arda Güler kërcënuan punonjësit e sigurisë së Schalke 04 pas miqësores! Kërkuan të takonin lojtarët e Real-it
Rreth 25 minuta pas vërshëllimës së fundit në miqësoren mes Schalke 04 dhe Real Madrid tre burra hynë me forcë në zonën e sigurisë përpara dhomës së zhveshjes së lojtarëve, një zonë ku normalisht kanë akses vetëm lojtarët, trajnerët, stafi i ekipeve dhe gazetarët. Atje, ata u identifikuan si “kushërinj” të yllit të Real Madridit, Arda Güler, dhe kërkuan me zë të lartë të hynin në dhomat e zhveshjes. I gjithë incidenti thuhet se zgjati rreth dhjetë minuta përpara se një anëtar i stafit të FC Schalke 04 të kërkonte prej tre personave nëse ishin të akredituar për të qëndruar në atë zonë. Situata më pas thuhet se u përshkallëzua. Sipas medieve gjermane, tre burrat e fyen dhe e kërcënuan me zë të lartë punonjësen...
Burimi:
javanews.al