DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se është duke ndodhur një zgjerim i konsiderueshëm i politikës së tij sa u përket masave të marra ndaj vizave të atyre “që punojnë në emër të kundërshtarëve të SHBA-së për të minuar” interesat e vendit në Hemisferën Perëndimore. Ky lajm është përcjellë dhe komunikuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në të cilin shkruhet: “Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara.”” Bazuar në raportimin e bërë nga Times.com, DASH po ashtu ka deklaruar se  ka “ndërmarrë hapa” për të vendosur kufizime ndaj 26 individëve si pjesë e zgjerimit, mirëpo lista e këtyre individëve nuk është bërë publike, dhe po ashtu...