Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë aktive në disa zona të vendit
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në vend, prej të cilave 11 vijojnë aktive, 3 janë në monitorim dhe 4 janë nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë si dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura. Në operacione janë përfshirë gjithashtu 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. -Vatrat kryesore aktive Në Dajt të Tiranës, vijon ndërhyrja në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Situata është e ngjashme edhe në...
Burimi:
sot.com.al