Sezoni turistik, kryepolici Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, patrullime në të gjithë vijën…

Sezoni turistik, kryepolici Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, patrullime në të gjithë vijën…

Sezoni turistik vjen me masa të shtuara sigurie, tha kryepolici Hita nga Durrësi. Ato më të rëndësishme lidhen me sigurinë detare pasi këtë sezon, monitorimi do të bëhet edhe me dronë. Gjithashtu, mjetet detare që u përkasin shtetasve të huaj do të verifikohen në kohë reale. “Ne po aplikojmë me sukses praninë e efektivëve me biçikleta në pedonale dhe vijën bregdetare. Kjo rrit efikasitetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Vëmendje e veçantë i kushtohet sigurisë detare dhe Njësia Poolicore Detare është në gatishmëri të plotë 24/7. Patrullimet shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare. Këtë sezon, njësia policore detare do të mbështetet edhe nga ajri, përmes dronëve. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje me mjetet lundruese që rrezikojnë jetën e pushuesve. Shërbimet tona do të kryejnë...