“Sali Berisha, nuk e do PD-në fituese”/ Murrizi shprehet kritik: S’ka pse mbahet partia top sekret
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në nje studio televizive, ka lëshuar kritika të tjera të forta në adresë të drejtimit të PD-së, lidhur me mbledhjen e pritshme ku do të zgjidhen kupola e re drejtuese e partisë. Murrizi ka kërkuar që kandidatët për postet e larta të bëhen publikë përpara mbledhjes, duke e cilësuar të pakuptimtë mbajtjen e tyre fshehur deri në minutën e fundit. Sipas tij, kjo praktikë e dëmton garën dhe nuk i lihet kohë anëtarëve të njihen me emrat apo kandidatëve të lobojnë. “Ne jemi parti politike ligjore dhe Këshilli Kombëtar duhet të njihet me kandidatët para se të shkojë në procesin e votimit. Leximi i emrave në mbledhje i gjen anëtarët të papërgatitur. Nuk e...
Burimi:
sot.com.al