Revolta e 69/ Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Revolta e 69/ Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Sot mbahet protesta e 69 kundër qeverisë. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK. Protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës.