“Jo bashkimit me Pukën”/ Banorët e Fushë-Arrëzit protestojnë kundër hartës së re territoriale
Banorët e Fushë-Arrëzit kanë dalë sot në protestë kundër propozimit të PS-së për ndarjen e re territorial. Banorët kundërshtojnë bashkimin e bashkisë së Fushë-Arrëzit me bashkinë e Pukës, pasi sipas tyre, ky riorganizim do të largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët e zonës. Protesta të tilla janë zhvilluar në disa qytete të vendit prej disa ditësh, ndërsa ndarja territoriale e propozuar është kundërshtuar nga disa kryebashkiak.
Burimi:
sot.com.al