‘Ata nuk na pyetën, por ne vendosim këtu’/ Qytetarët votojnë në shesh kundër Reformës Territoriale: Divjaka Bashki

‘Ata nuk na pyetën, por ne vendosim këtu’/ Qytetarët votojnë në shesh kundër Reformës Territoriale: Divjaka Bashki

Në protestën kundër reformës së re territoriale në Divjakë, një i ri ka ngritur zërin kundër shkrirjes së bashkisë dhe mungesës së konsultimit me qytetarët. Ai deklaroi se vendimet për fatin e komunitetit nuk mund të merren pa dëgjuar banorët dhe kërkoi që qeveria, Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale të marrin parasysh vullnetin e qytetarëve. I riu u shpreh se dëgjesat publike për këtë reformë nuk janë zhvilluar realisht me komunitetin dhe u bëri thirrje banorëve të Divjakës të bashkohen për të mbrojtur bashkinë e tyre. Ai organizoi një votim simbolik në shesh, duke kërkuar që qytetarët të ngrinin duart për të shprehur qëndrimin e tyre: që Divjaka të mbetet bashki. “Ata nuk erdhën të na pyesnin, ndaj le t’ua dërgojmë ne...