Revolta popullore/ “Zgjedhjet e parakohshme pas 1 viti”, Hasimja: Dorëheqja e Ramës nuk mjafton, duhet edhe një…

Revolta popullore/ “Zgjedhjet e parakohshme pas 1 viti”, Hasimja: Dorëheqja e Ramës nuk mjafton, duhet edhe një…

Analisti Ermal Hasimja ka vlerësuar se protestat kundër qeverisë mund të çojnë në largimin e kryeministrit Edi Rama përmes dy skenarëve të ndryshëm: dorëheqjes së drejtpërdrejtë ose konsumimit gradual politik si pasojë e presionit të vazhdueshëm publik. Në një analizë të publikuar së fundmi, Hasimja argumenton se skenari i parë do të ishte dorëheqja e kryeministrit nën ndikimin e protestave, ndërsa skenari i dytë lidhet me atë që ai e përshkruan si “beteja e konsumit politik”. “Koha vepron në favor të protestës. Çdo ditë që zgjat protesta, Rilindja humb qindra, në mos mijëra vota, sepse vendos votuesit e saj përballë trysnisë gërryese të një proteste që perceptohet gjerësisht si qytetare dhe jopartiake”, shprehet Hasimja. Sipas tij, megjithatë, largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit...