Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi si autore për ndërtim pa leje, duke insinuuar hipokrizi, një prej dhjetëramijëra protestuesve që po kërkojnë dorëheqjen e tij dhe rrëzimin e sistemit që ai dhe kreu i opozitës Sali Berisha krijuan tetëmbëdhjetë vjet më parë, por aktivistja Entela Spahivogli iu përgjigj duke treguar se ndërtesa në fjalë i përket vitit 1941 dhe nuk është pa leje. Ndërkohë, pamjet filmike të vitit 1966 duket se tregojnë se ndërtesa që Rama e cilësoi si pa leje ka qenë në të njëjtën gjendje së paku që nga ajo kohë. Kryeministri publikoi një foto të aktivistes e cila po bënte thirrje për protestë si dhe një foto të një ndërtese duke shkruar: “Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. […]...