Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Ecuria e tubimeve qytetare dhe zhvillimet e fundit rreth projektit turistik në Zvërnec kanë qenë në qendër të emisionit “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit. Gjatë diskutimit mbi “Skenarët e protestës”, analisti Preç Zogaj ka bërë një analizë të impaktit që kjo lëvizje po krijon në vend, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me aksionin e organit të akuzës. Sipas Zogajt, pjesëmarrësit në tubime e ndërgjegjësojnë rëndësinë e kauzës së tyre, duke refuzuar shndërrimin e lëvizjes në një strukturë partiake. Analisti theksoi se kjo periudhë po karakterizohet nga dy faktorë kryesorë që po ndikojnë në dinamikat publike në Shqipëri, duke vënë në dukje se hetimet e fundit po legjitimojnë qëndresën e qytetarëve: “Kolona zanore është dorëheqja e qeverisë. Po mbështesin SPAK. Protesta dhe SPAK...