Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje të rëndë hedh votën: Pa Berishën ky popull mbaron, ta përmbysim këtë qeveri

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje të rëndë hedh votën: Pa Berishën ky popull mbaron, ta përmbysim këtë qeveri

Rreth 51 mijë anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur sot për t’i dhënë një mandat të ri në krye të PD liderit historik Sali Berisha. Sali Berisha është i vetmi kandidat në fletën e votimit, ndaj PD e ka cilësuar procesin një referendum për konfirmimin e tij dhe vetë Berisha përsëriti se ky është një proces demokratik. Një votuese nga Pogradeci është shprehur se, pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, kishte dalë për të ushtruar të drejtën e votës, duke theksuar mbështetjen e saj për Sali Berishën. Deklarata e saj është bërë pjesë e kronikave të ditës së zgjedhjeve, si një prej rasteve që reflektojnë pjesëmarrjen qytetare në proces. “Jam me sëmundje të rëndë, që nuk ka shpëtim. Por do votojmë se duhet t’i përmbysim patjetër...