Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në  Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lezhë

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lezhë

Tiranë – Është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit të votave në disa degë të Partisë Demokratike në vend, për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të PD-së. Sipas të dhënave të publikuara nga degët përkatëse, rezultati ka qenë në favor të Berishës, ndërsa pjesëmarrja në disa zona rezulton e ulët krahasuar me listat e anëtarësisë. Korçë Në qarkun e Korçës, nga rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote, kanë marrë pjesë 2,538 anëtarë. Prej tyre, 2,421 vota kanë qenë pro Sali Berishës, 74 kundër, 40 abstenime dhe 3 vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në raport me listën e anëtarësisë llogaritet rreth 22%. Degët e qarkut të Korçës Në degë të tjera të këtij qarku, rezultatet e raportuara janë: Devoll: 695 votues, 648 pro, 29...