Wendt u konfirmua nga Senati si ambasador në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Wendt u konfirmua nga Senati si ambasador në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm amerikan në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane e ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka shprehur pritshmërinë për mbërritjen e tij në Tiranë. Në mesazhin e saj, ambasada thekson se gjatë mandatit të tij në Shqipëri, Wendt do të fokusohet në mbështetjen e vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane. “U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit, në pension, Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në reagimin e ambasadës. Më tej, përfaqësia diplomatike amerikane...