VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në nisje të ditës së dytë të punimeve të Samitit të Aleancës. Rama ishte i shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në kuadër të samitit, kryeministri shqiptar zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë, sfidat me të cilat përballet Aleanca dhe kontributi i Shqipërisë në NATO. Në fokus të samitit janë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, forcimi i kapaciteteve të industrisë ushtarake, rritja e përgjegjësisë së vendeve evropiane për sigurinë e kontinentit, si dhe drejtimi i ardhshëm strategjik i Aleancës. Gjithashtu,...