VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!
Një nga protestueset në shesh i është drejtuar me tone të ashpra kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratave të tij për ish-të përndjekurit politikë. Në fjalën e saj, ajo kundërshtoi përdorimin e termit “ish të përsekutuar”, duke thënë se për shumë familje shqiptare persekutimi politik nuk ka përfunduar ende. “Na quajte ish të përsekutuar, por ne jemi ende politikisht të përsekutuar”, u shpreh protestuesja, duke e akuzuar Berishën se nuk mund ta trajtojë si të mbyllur një plagë që, sipas saj, vazhdon edhe sot. Deklarata u bë gjatë fjalimeve të mbajtura në protestë, ku krahas thirrjeve kundër qeverisë, nuk kanë munguar as kritikat ndaj figurave të vjetra të politikës, përfshirë edhe kreun e PD-së.
Burimi:
javanews.al